Bota

‘Bie’ SHBA për shkak të Covid-19, regjistrohen 26 milionë amerikanë të papunë

23 Prill 2020, 17:00 Nga DOSJA
‘Bie’ SHBA për shkak të Covid-19, regjistrohen 26

SHBA- Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë ekonomikë e vendit ku 26 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesat për pagesë papunësie gjatë pesë javëve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat vendase ditën e sotme, vetëm javën e kaluar numrit të të papunëve në SHBA iu shtuan edhe 4,4 milion persona të tjerë.

Edhe pse qeveria kishte marrë masa për të paguar shumicën e shpenzimeve të amerikanëve gjatë kohes së pandemisë kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të të frenuar dëmin që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit dhe sektorit të shëndetit publik.

Ndërkohë për këtë situatë qindra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të mblidhen në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 48,300 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 852.717 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,549 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157  qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba shba koronavirusi ne shba shba

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...