Bota

Shkenca e mohoi! Covid-19 prek dhe kafshët e egra/ Infektohen 8 tigra në kopshtin zoologjik të New York-ut, ja simptomat që

23 Prill 2020, 19:55 Nga DOSJA
Shkenca e mohoi! Covid-19 prek dhe kafshët e egra/ Infektohen 8 tigra

NEW YORK– Pandemia e Covid 16 nuk ka prekur vetëm njerëzit por edhe kafshët egra.

Shoqëria e Konservimit të Natyrës së Egër  ka njoftuar se në kopshtin zoologjik të New York-ut edhe shtatë tigra të tjerë janë prekur nga koronavirusi përveç atij që rezultoi pozitiv në fillim të prillit. Kështu numri gjithsej i kafshëve të prekura ka arritur në 8.

Sipas tyre, simptoma e parë e 6 tigrave që rezultuan pozitivë ishte kolla, ndërkohë një tjetër nuk kishte shfaqur fare simptoma por megjithatë ishte i infektuar.

Kopshti zoologjik tha që macet e egra, ishin infektuar nga një anëtar i stafit, i cili ishte pozitiv, por në atë kohë nuk tregoi simptoma duke shtuar se ato tani po sillen normalisht, po hanë mirë dhe nuk po kolliten aq shumë.

Fillimisht nga autoritetet shëndetësore në botë u komunikua se koronavirusi nuk transmetohej tek kafshët, megjithatë historia e tigrave ka lënë botën me gojë hapur. 

Burimi:abcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne amerike koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll