Bota

Zbulimi/ Të moshuarit me Covid-19 shfaqin simptoma të pazakonta

23 Prill 2020, 18:22 Nga DOSJA
Zbulimi/ Të moshuarit me Covid-19 shfaqin simptoma të pazakonta

ZVICËR- Të moshuarit me Covid-19 kanë disa simptoma “atipike”, të cilat komplikojnë përpjekjet për të siguruar trajtimin në kohë. Covid-19 mund të dallohet nga tre simptoma: ethe, kollë e thatë dhe gulçim. Por sipas mjekëve të moshuarit mund të mos kenë ndonjë nga këto simptoma.

Sipas tyre ata  mund të flenë më shumë se zakonisht ose të ndalojnë së ngrëni, mund të humbin vetëdijen ose janë të hutuar gjatë gjithë kohës.

Sipas mjekëve “Disa njerëz të moshuar, nga ndryshimet në moshë ose probleme të mëparshme neurologjike, siç është goditja në tru, mund të kenë ndryshim në kollë. Ndërsa disa të tjerë mund të mos jenë në gjendje të tregojnë simptomat e tyre.”

Në Zvicër, Dr. Sylvain Nguyen, një mjek geriatrik në Qendrën Spitalore të Universitetit të Lausanne, ka përgatitur një listë të simptomave tipike dhe atipike që mund të shfaqen tek të moshurit kur janë me Covid-19. Sipas tij disa simptoma janë humbja e vetëdijës, lodhja, letargjia, presioni i ulët i gjakut, gëlltitja e dhimbshme, zbehja, diarreja, të vjella, dhimbje barku dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Ai është bazuar në të dhënat që ka marrë nga spitalet dhe shtëpitë e infermierisë në Zvicër, Itali dhe Francë.

Burimi:Classlifestyle

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll