Bota

Ditë e zie për politikanen amerikane, humb vëllanë nga Covid-19

23 Prill 2020, 17:45 Nga DOSJA
Ditë e zie për politikanen amerikane, humb vëllanë nga

AMERIKË- Senatorja amerikane e Masaçusets Elizabeth Warren, ditën e sotme ka është përballur me humbjen e një familjari. Ajo ka njoftuar se për shkak të Covid-19 vëllai i madh i saj ka humbur jetën në moshën 86-vjeçare .

 “Vëllai im i madh, Don Reed, ndërroi jetë të martën në pasdite nga koronavirusi.Ai iu bashkua Air Force në moshën 19 vjeçare, dhe kaloi karrierën e tij në ushtri, duke përfshirë edhe pesë vjet luftë në Vietnam,” -ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se vëllai i saj ishte diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse tre javë më parë, ndërkohë ka falenderuar mjekët dhe ka shprehur dhimbjen duke thënë se familja e tij nuk ishte pranë në momentet e fundit të jetës së tij.

 “I jam mirënjohëse stafit mjekësor në vijë të parë që u kujdesën për vëllain tim, por e kam të vështirë kur mendoj se asnjë nga familja nuk mundi t’i mbante dorën duke i thënë ‘të dua’ edhe një herë të vetme. Dhe tani nuk ka as funeral, për ne që e deshëm dhe të ngushëllojmë njëri-tjetrin,” – ka thënë ajo.

Burimi: Theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne amerike masaçusets elizabeth warren koronavirusi ne amerike masaçusets elizabeth warren

Sondazh

Poll