Bota

Disa orë më parë u operua, Hashim Thaçi del nga spitali me këmbët e vetë, djali e shoqëron për në shtëpi

23 Prill 2020, 20:38 Nga DOSJA
Disa orë më parë u operua, Hashim Thaçi del nga spitali me

PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur lajmin se ka dalë nga spitali, vetëm disa orë pas operacionit që kreu në veshka disa orë më parë.

Thaçi ka publikuar foton, teksa del nga spitali i shoqëruar nga djali i tij, Entriti dhe mjeku, i cili po kujdesej për shëndetin e tij. Kreu i shtetit ka bërë me dije se kurimin do të vazhdojë në kushte shtëpie.

Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore,”-tha Thaçi.

Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore. Ndërsa kreu i shtetit iu nënshtrua ditës së sotme një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e QKUK-së.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci operohet hashim thaci hashim thaci operohet hashim thaci

Sondazh

Poll