Bota

Asnjë masë kufizuese për parandalimin e Covid-19/ Regjistrohen mbi 2 mijë vdekje dhe mbi 16 mijë të infektuar në Suedi

23 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA
Asnjë masë kufizuese për parandalimin e Covid-19/ Regjistrohen

SUEDI– Autoritetet shëndetësore suedeze njoftuan sot vdekjen e 84 personave të tjerë nga Covid-19duke e çuar numrin e viktimave në vend në 2,021.

Suedia e cila numëron 10,3 milionë banorë, nuk ka marrë masa të rrepta për parandalimin e koroanvirusit dhe kjo ka bërë që numri i rasteve me sëmundjen vdekjeprurëse të shkojë në 16,755 ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 751 të infektuar.

Sipas mediave vendase deri më tani janë shëruar 550 persona dhe në gjendje kritike janë 14,184 pacientë. Ndërkohë Suedia, të vetmet masa që ka marrë janë mos qëndrimi i njërëzve me më shumë se 50 persona dhe vizitat në azilet e pleqve.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...