Bota

U dyshua se është infektuar, Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut rezulton negativ në testin për Covid-19

23 Prill 2020, 16:52 Nga DOSJA
U dyshua se është infektuar, Ministri i Arsimit në

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një ndër vendet ku gjendja e koronavirusit është përkeqësuar shumë, atj është rritur si numri i viktimave edhe numri i të infektuarëve.

Ndërkohë përveç 41 rasteve të reja që janë konfirmuar në 24 orët  koronavirus janë shëruar nga koronavirusi edhe 29 pacientë të tjerë. Ndërkohë në total numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1.300.

Por së fundmi në Maqedoninë e Veriut raportohet se ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus. Lajmi është bërë me dije nga vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Bazuar në protokollet e parapara shëndetësore më është bërë testi për praninë e virusit COVID-19, e që fatmirësisht rezultoi NEGATIV! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, njëkohësisht u dëshiroj shërim sa më të shpejtë edhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Apeloj te të gjithë qytetarët, të respektojnë rregullat.”-ka  shkruar Ademi në Facebook.

Ndërkohë autoritetet vijojnë me masat për koronavirusin, ku ende njerëzit vijojnë të qëndrojnë në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arbër ademi kkoronavirusi ne maqedonine e veriut arbër ademi kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...