Bota

Vdesin 454 pacientë në 24 orët e fundit, shkon mbi 24 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali

20 Prill 2020, 16:14 Nga DOSJA
Vdesin 454 pacientë në 24 orët e fundit, shkon mbi 24 mijë

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  454 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 24.114 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2.256  mijë  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë 181.228 mjë të infektuar në total.

Sot është parë një rritje e numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme Italia rregjistroi të paktën 433 të vdekur nga virusi. Megjithatë situata po shkon drejt përmirësimit sepse kanë rënë si numri  i viktimave ashtu edhe ai i të infektuarëve.

Ndërsa dje një repart për Covid-19 në  Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi është parë që dhomat e urgjencës janë boshatisur.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Ndërsa nga fillimi i kësaj jave në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

167,929 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,443,200 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 41.316 viktima dhe janë të infektuar  770,076  të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia, ku kanë humbur jetën 24.114 persona. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën 20.852 qytetarë.

Burimi:  Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll