Bota

Lajmi i mirë nga Italia/ Një nga repartet për Covid-19 në Milano boshatiset, mjekët dhe infermierët e gëzuar: Hap i vogë

20 Prill 2020, 14:31 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Italia/ Një nga repartet për Covid-19 në

ITALI“Është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm.”-  Kështu fillon postimi i mjekëve dhe infermierëve të spitalit Niguarda në Milano në profilin në Facebook të spitalit, i cili falë rënies së numrit të infeksioneve, arriti të mbyllë njërën nga 5 terapitë intensive të përdorura javët e fundit për pacientët Covid.

Mesa duket rënia e bilancit të vdekjeve dhe zbehja e rasteve të reja të virusit ka bërë që gradualisht spitalet të boshatisen e mos të jenë të mbingarkuar si më parë me pacientë.

“Urgjenca nuk ka mbaruar dhe ne nuk mund ta lëmë absolutisht rojen tonë. Por, së pari ka një lajm të mirë. Rënia e rasteve në ditët e fundit të pacientëve të rinj pozitivë na ka lejuar të mbyllim njërën nga 5 terapitë intensive që në këto dy muaj ka qëndrur e hapur për ndihmën e pacientëve me Covid-19. Njëzet e shtatë shtretër që deri para disa ditësh mirëpritën pacientët në kushte shumë të rënda për shkak të virusit, tani janë bosh. Tani reparti do të riorganizohet!”- thonë më tej mjekët.

Ndërkohë videoja mbyllet me gëzimin e mjekëve dhe infermierëve që në 50 ditët e fundit kanë punuar në repart me shumë përkushtim, profesionalizëm dhe ndjeshmëri të madhe për të ndihmuar dhe mbajtur në jetë pacientët me Covid-19.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së, ku deri më tani numëron  23,660 persona të vdekur  dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga  virusi.

Burimi: Repubblica.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali milano koronavirusi ne itali milano

Sondazh

Poll