Bota

COVID-19 shfaq shenja të reja, në Los Angelos ndodh e pazakonta, pacientes i kthehen në blu gishtat e këmbës

20 Prill 2020, 14:42 Nga DOSJA
COVID-19 shfaq shenja të reja, në Los Angelos ndodh e pazakonta,

LOS ANGELES- Ethet, kolla, temperatura dhe shumë simptoma të tjera janë disa shenja që ju mund të dalloni nëse jeni të prekur nga COVID-19. Mirëpo mjekët kanë paralajmëruar se ekziston edhe një simptomë tjetër që tregon se ju jeni të prekur nga koronavirusi.

Sipas tyre gishtërinjtë e këmbës bëhen blu. Këtë shenjë ata e kanë vënë re tek një paciente e cila shkoi që të vizitohej për gishtat dhe rezultoi e prekur nga sëmundja vdekjeprurëse. “Shikova poshtë, isha duke u bërë dush dhe vetëm kur pashë  gishtat e këmbës po ktheheshin në blu, Ishte kaq e dhimbshme.”- është shprehur pacientja.

Ndërkohë për doktorët kjo ka qenë një një siptomë që nuk e kishin parë asnjëherë më parë. “Kur pashë për herë të parë këtë skuqje misterioze, thjesht nuk dija se çfarë të bëja.”– është shprehur Dr Chi. 

Ndërkohë në të gjithë botën COVID-19 vijon të marrë jetë njerëzish dhe deri tani kanë  vdekur 165,074 persona. Të infekuar rezultojnë 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi: Mirror

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote simptomat e covid koronavirusi ne bote simptomat e covid

Sondazh

Poll