Bota

Italia merr “frymë”/ Për herë të parë pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo

20 Prill 2020, 15:16 Nga DOSJA
Italia merr “frymë”/ Për herë të parë pas

BERGAMO– Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del të fitojë. Ditën e sotme mediat italiane kanë shkruar se spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh, korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Pas më shumë se dy muajsh nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.

Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.

Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen videos emocionuese të mjekëve  në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.

Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së, ku deri më tani numëron  23,660 persona të vdekur  dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga  virusi.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll