Bota

Rëndohet bilanci në Serbi/ 312 rase të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shkon në 125 numri total i viktimave

20 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Serbi/ 312 rase të reja me koronavirus

SERBI– Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga  virusi edhe tre persona të tjerë në Serbi,  duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi deri më tani në 125.

Ndërsa janë regjistruar dhe 312 raste të reja me COVID-19 me një total prej 6.630 të infektuarish në të gjithë territorin serb.

Buletini ditor tregon se ishin regjistruar 312 raste të reja, duke shtuar se 3,111 teste janë kryer në 24 orët e fundit.

Ndërkohë mësohet se mes 6.630 personave të infektuar 3,703 prej tyre ishin shtruar në spital duke përfshirë 108 pacientë që i janë nënshtruar kujdesit intensiv. Mes tyre janë shëruar të paktën 870 pacientë.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi:  N1 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll