Bota

Mbi 4,200 të infektuar dhe 44 viktima në 24 orët e fundit në Rusi, Putin: Nuk kemi prekur ende pikun e COVID-19

20 Prill 2020, 15:45 Nga DOSJA
Mbi 4,200 të infektuar dhe 44 viktima në 24 orët e fundit në

RUSI– Rusia javët e fundit ka parë një rritje të ndjeshme të ndjeshme të rasteve të koronavirusit, duke bërë që qeveria të rrisë akoma më shumë masat për Covid-19.

Ndërkohë  ditën e sotme Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se  Rusia ka parë një ulje të përhapjes së koronavirusit ,  por paralajmëroi që kulmi i Covid-19 nuk ka ndodhur ende pasi numri i infeksioneve të konfirmuara u rrit në 47,000 në të gjithë territorin ditën e sotme

Por vetëm sot Rusia ka rregjistruar  4,268 raste të reja të koronavirusit. Ndërkohë kanë vdekur në 24 orët e fundit 44  persona duke e çuar numrin e vdekjeve në 405, kanë raportuar autoritetet e shëndetësisë ruse.

Rastet e reja të koronavirusit në Rusi janë rritur shpejt në prill edhe pasi ka vendosur kufizime të bllokimit para tre javësh. Por, pavarësisht ngërçit, infeksionet janë përhapur dhe kanë depërtuar në më shumë se 80 rajone të saj, ka deklaruar Putin në një takim televiziv me zyrtarë dhe ekspertë të shëndetësisë ditën e sotme.

“Ne megjithatë kemi arritur ta ngadalësojmë këtë proces dhe ta mbajmë atë mbrapa. Kulmi i shkallës së shpërthimit nuk ka ardhur akoma.”- tha Putin.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi putin koronavirusi ne rusi putin

Sondazh

Poll