Bota

Vaksina kundër Covid-19: kur do të jetë gati, në qershor apo pas 18 muajsh? Përplasja mes ‘kokave të shkencës’

20 Prill 2020, 15:32 Nga DOSJA
Vaksina kundër Covid-19: kur do të jetë gati, në qershor apo

LONDËR– Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance dhe homologu i tij amerikan, Anthony Fauci, janë shprehur se vaksina nuk do të jetë gati edhe për 12-18 muaj të tjerë. Por disa të tjerë, të cilët janë në garë për të krijuar vetë vaksinën kanë thënë se ajo mund të jetë gati në qershor.

Po kush ka të drejtë?

Sipas shkencëtarëve, vaksina do të jetë gati brenda 18 muajve, por kjo gjë është e ndërlikuar sepse kjo pandemi po ndryshon herë pas here.

Normalisht, një vaksinë zhvillohet në laborator përpara se të testohet te kafshët. Nëse rezulton e sigurt dhe gjeneron një përgjigje premtuese imune në këtë fazë para-klinike, ajo hyn në prova njerëzore ose klinike. Këto ndahen në tre faza, ku secila prej të cilave zgjat shumë dhe përfshin shumë testime në njerëz.

Faza 1 përcakton sigurinë e vaksinës në një grup të vogël të individëve të shëndetshëm, me qëllim përjashtimin e çdo efekti anësor që mund të ketë. Fazat 2 dhe 3, ndodhur kur testimet kryhen në vendet ku sëmundja është e përhapur.

Në një artikull të botuar në New England Journal of Medicine më 30 Mars, përfaqësuesit e Koalicionit jo-fitimprurës me bazë në Oslo për Inovacionet Epidemike të Gatishmërisë (Cepi), të cilët po ndihmojnë për të financuar dhe koordinuar zhvillimin e vaksinave Covid-19, besojnë se vaksina që do dalë brenda 18 muajve.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi;Theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll