Bota

Prej tre javësh në luftë me koronavirusin/ Mpiksje gjaku për shkak të Covid-19, aktorit kanadez i presin këmbën

20 Prill 2020, 15:51 Nga DOSJA
Prej tre javësh në luftë me koronavirusin/ Mpiksje gjaku për

KANADA- Aktori i njohur kanadez  Nick Cordero, i cili është  infektuar me Covid-19 është përballur edhe me një betejë tjetër.

Bashkëshortja e tij ka njoftuar se 41-vjeçari ka humbur këmbën për shkak të koronavirusit. Sipas saj Covid-19, i shkaktoi mpiksje gjaku në këmbën e majtë duke bërë që të kishte probleme  me qarkullimin e gjakut.

Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve për të parandaluar hemoragjinë fatkeqësisht nuk arriti ta përmirësojë gjendjen e tij duke detyruar që bluzat e bardha që t’i prisnin këmbën. Nick Cordero ka luajtur në shfaqje të rëndësishme në Broadway dhe është nominuar për Tony Awards.

Ndërkohë 165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi;latimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amanda kloots koronavirusi ne kanada nick cordero amanda kloots koronavirusi ne kanada nick cordero

Sondazh

Poll