Bota

Greqi/ Shkon në 116 numri i viktimave dhe 2.238 i të infektuarve nga Covid-19

20 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
Greqi/ Shkon në 116 numri i viktimave dhe 2.238 i të infektuarve nga

GREQI- Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar numrin  total të viktimave në 116.

Bëhet me dije se viktima ishte një burrë 66-vjeçar që ishte në shtruar në pitalin “Agios Dimitrios” në Selanik. Raportohet se ai  nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër përveçse ishte prekur nga Covid-19.

Ndërkohë në vend numri i të infektuarve ka shkuar në 2.238, por qeveria ende po aplikon masat e forta kundër virusit, ndërsa është paralajmëruar lehtësimi i masave nga data 4 maj.

Shkollat, universitetet,baret e restorantet, çdo vend ku mblidhen më shumë se  10  njeërz  janë të mbyllura prej një muaji në Greqi.

Gjithashtu  Greqia ka njoftuar se bllokimi  fluturimeve  do tw shtyhet deri mw 15 maj, me vende si Italia, Anglia, Franca dhe Gjermania.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi;.star.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll