Bota

Lajm i mirë nga Britania: Boris Johnson mund të kthehet në detyrë para fundit të javës tjetër

20 Prill 2020, 14:25 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Britania: Boris Johnson mund të kthehet në

BRITANI– Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, mund të kthehet në punë “para fundit të javës tjetër” dhe do të udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar në këtë kohë pandemie. Sipas mediave vendase, kryeministri aktualisht është duke u rikuperuar nga COVID-19 në Checkers, ndërkohë vendin e tij aktualisht e ka zënë Sekretari i Parë i Shtetit Dominic Raab.

Mediat vendase kanë bërë me dije se Johnson është  ‘çelësi’ që mund të shpëtojë  Britaninë.  ‘Ky është vendimi më i madh që ai do të marrë ndonjëherë dhe ai e di se implikimet janë të mëdha për miliona familje.’- shkruhet në mediat britanike.

Ndërkohë pretendohet se Johnson e ka marrë këtë vendim pasi ka frikë se vendi i tij do të përfshihet nga një valë e dytë e sëmundjes vdekjeprurëse. Izolimi në Britani  në fillim u vendos  për një periudhë prej tre javësh në 23 Mars, por u zgjat edhe 3 javë të tjera.

Ndërkohë në të gjithë botën COVID-19 vijon të marrë jetë njerëzish dhe deri tani kanë  vdekur 165,074 persona. Të infekuar rezultojnë 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi 20 mijë qytetarë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll