Politike

60 ‘bluza të bardha’ në ndihmë të Italisë/ Ministrja Manastirliu i përcjell në Rinas, Di Maio: Nuk jemi vetëm, falem

20 Prill 2020, 13:58 Nga DOSJA
60 ‘bluza të bardha’ në ndihmë të Italisë/

TIRANË– Shqipëria ka nisur ekipin e dytë mjekësor të Italisë, të përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë. Të gjithë do të vendosen që të kontribuojnë kundër koronavirusit në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe.

‘Bluzat e bardha’ janë përcjellë në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe amabasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, i cili tha se populli italian nuk do ta harronte kurrë gjestin solidar të Shqipërisë. 

Nga ana e saj, ministrja ka falenderuar të gjithë të pranishmit për gjestin e tyre solidar ndaj Italisë, e cila është një nga më të prekurat nga pandemia e koronavirusit. Deri në Itali, ekipi shqiptar u përcoll nga zv.ministri i Jashtëm shqiptar, ndërsa atje u pritënnga kryediplomati Luigi Di Maio, i cili gjithashtu ka falenderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për ndihmën.

Më pas avioni “Air Albania” që do të dërgojë ekipin mjekësor në Itali, do të kthehet me shqiptarë të cilët prej kohësh kanë mbetur në Itali për shkak të planit të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.  

Kjo është hera e dytë që vendi ynë nis drejt Italisë ndihma në njerëz për të përballuar fluksin e krijuar nga koronavirusi. Në fund të muajit shkurt u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në zonën e Brescias.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike itali koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali itali koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll