Politike

“Virusi më i rrezikshëm tani është uria”, Zhupa: Paketa ekonomike e Ramës më e ulët se në çdo shtet tjetër

20 Prill 2020, 12:33 Nga DOSJA
“Virusi më i rrezikshëm tani është uria”, Zhupa:

Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi qeveria  ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të emergjencës. Sipas saj qeveria do u jap shqiptarëve më pak ndihma financiare se në çdo shtet tjetër. 

Qytetaret jane pa te ardhura, pa rroga, bizneset jane bllokuar nderkohe qe kane nje mal me detyrime. Virusi me i rrezikshem tani eshte uria, konflikti social, pasiguria per te nesermen, problemet e shendetit mendor dhe kriminaliteti neser si metode e vetme per te mbijetuar.”, shprehet Zhupa.

Reagimi:

Qytetaret jane armiqte e vertet per Ramen!

Qeveria Rama ka parashikuar ne paketa ekonomike me pak se cdo shtet tjeter, duke vene vetem 1.3% te GDP-se ne dispozicion te emergjences. Edhe kjo shume ende ne leter dhe jo si oksigjen per ekonomine.

Cdo dite kemi lajmerime sipas humoreve te nje njeriu se kush do punoj dhe kush jo? Se kush do dali dhe kush jo? Se kur do dalim dhe kur jo? Kjo eshte e vetmja strategji sesi luftohet virusi dhe shpetohet ekonomia sipas Rames.

Qytetaret jane pa te ardhura, pa rroga, bizneset jane bllokuar nderkohe qe kane nje mal me detyrime. Virusi me i rrezikshem tani eshte uria, konflikti social, pasiguria per te nesermen, problemet e shendetit mendor dhe kriminaliteti neser si metode e vetme per te mbijetuar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se amnistia fiskale do të miratohet brenda muajit dhe se është në interes të shqiptarëve që nuk kanë mundur të deklarojnë të ardhurat e tyre. Kreu i qeverisë theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen të gjithë ata që janë subjekt i OFL-së, politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me familjarët e tyre, policët, gjykatësit dhe prokurorët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ina zhupa viktimat e covid ne shqiperi edi rama ina zhupa viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll