Politike

Rama: Gjendja e jashtëzakonshme padiskutim që do të zgjatet pas datës 24 prill

20 Prill 2020, 11:39 Nga DOSJA
Rama: Gjendja e jashtëzakonshme padiskutim që do të zgjatet pas

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqsisë do ë shtyhet përtej prillit. Pasi u pyet nga një ndjekës, Rama e pohoi duke zyrtarizuar shtyrjen e këtij akti për shkak të pandemisë COVID-19, që ka mbërthyer jetën në të gjithë botën, edhe në Shqipëri.

“Gjendja e jashtëzakonshme padiskutim që do të zgjatet pas datës 24 prill.”,-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjendja e jashtëzakonshme plani i masave per covid-19 edi rama gjendja e jashtëzakonshme plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll