Politike

Rama zbulon kur do të hapen doganat: Besoj se në gusht por askush se di me siguri…

20 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
Rama zbulon kur do të hapen doganat: Besoj se në gusht por askush se

TIRANË– Pikat kufitare për lëvizjen e njerëzve mund të hapen në muajin gusht. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili u pyet nga një ndjekës se kur do të hapeshin kufijtë. Megjithatë, edhe kjo datë është e pacaktuar, pasi pritet të shihet ecuria e pandemisë në të gjithë botën.

“Nga gushti, besoj se do hapen doganat, shpresoj shumë që nga gushti por askush nuk e thotë dot se kur do të rikthehet normaliteti dhe ecuria.”,-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e kufijve edi rama hapja e kufijve

Sondazh

Poll