Politike

“Po  ne që respektuam ligjin jemi budallenj?” Rama flet pas faljes së gjobave: Unë dal dhe arrij të mos ndëshkohem, ma

20 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
“Po  ne që respektuam ligjin jemi budallenj?” Rama flet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjobat e vendosura ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e vendosura për shkak të Covid-19, nuk janë për të mbushur arkën e shtetit. Në një komunikim live në Facebook, Rama tha se edhe ai vetë, teorikisht mund të dalë e të mos gjobitet, por këtë gjë nuk e bën, sepse ligjet duhen zbatuar. 

Rama shton më tej se të gjithë ata që zbatojën rregullat dhe ligjet, e bëjnë atë sepse duhet dhe jo sepse duhet t’i kapë në gabim.

Gjobat nuk janë një mënyrë për të mbushur arkën e shtetit dhe gjobat e vendosura në këtë situatë, që janë të rënda për individin, shteti nuk ka asnjë përfitim financiar. Janë të pallogartshme. Por duke pasur parasysh ndryshimet në kodin penal, stresin e madh të një situate të jashtëzakonshme, e pamë të arsyeshme që të gjithë ata njerëzve që gabuan t’u japim një shans të dytë. Disa mund të thonë që ‘ç’domethënë kjo, por ne që e zbatuam ishim budallenj’, ju them se ligji nuk zbatohet për të mos të të kapur gabim, por për vete. Fjala vjen, unë e kam të kollajshme të them të rrinë në shtëpi dhe të dalin gratë, unë teorikisht e kam të lehtë të mos gjobitem, por nuk dal.

Shumë mund të thonë, shih çfarë frikacaku, rri në shtëpi. Dhe nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër ju falen sepse nuk ebëra që të mos kapem apo jo? S’mund të kemi zili që dikush që kapet me një gabim, falet. Sepse gabimet nuk bëhen sepse nuk duhen bërë, jo sepse na kapin. Kshu na kanë mësuar prindërit,“- tha Rama.

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e gjobave edi rama falja e gjobave

Sondazh

Poll