Politike

Gjendja Civile e mbyllur/ Rama këshilla sentimentale: Ruani dashurinë ka kohë për celebrim

20 Prill 2020, 11:57 Nga DOSJA
Gjendja Civile e mbyllur/ Rama këshilla sentimentale: Ruani dashurinë

TIRANË- Të gjithë çiftet që duan të martohen dhe të bëjnë celebrim, duhet të presin. Kryeministri Edi Rama këshilloi një prej ndjekësve që e pyeti çfarë do të bëhet me këto zyra, që të pres dhe të forcojë dashurinë me partneren.  “Rëndësi ka dashuria të jetë e fortë, prit dhe ca, ndërkohë forco dashurinë se do rikthehemi gradualisht në normalitet. Zyrat e ALEAT në ditët në vijim të shohim.”,-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit.

Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e gjendjes civile zyrat e aleat edi rama mbyllja e gjendjes civile zyrat e aleat

Sondazh

Poll