Politike

Rama i prerë: Fasoneritë nuk do të mbyllen, zinxhiri ekonomik s’mund të këputet

20 Prill 2020, 11:40 Nga DOSJA
Rama i prerë: Fasoneritë nuk do të mbyllen, zinxhiri ekonomik

TIRANË- Pavarësisht se vetëm sot në Kurbin u zbuluan 12 raste të tjera me COVID-19, dhe në fasonerinë e këtij qyteti ka një vatër shumë të rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se fasoneritë nuk do të mbyllen. “Shkojmë në punë në fasoneri në një makinë, unë e burri e persona të tjerë, jemi të rrezikuar”,-pyeti komentuesja Ramën.

“Vende të tjera rreth nesh e kanë me një njeri në makinë. ne e kemi me dy. Bëni durim, mos bini në teori më tha kështu e ashtu. E kam shpjeguar 1 milionë herë punën e fasoneve. Zinxhiri ekonomik nuk mund të këputet në çdo hallkë. Po të mbyllen ne nuk japim dot jo tre paga lufte, por asnjë. Ndaj ju lutem shumë çfarë merr, e merr si rezultat i punës, as nga qielli as nga deti.”,-tha ai. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e fasonerive ne shqiperi edi rama mbyllja e fasonerive ne shqiperi

Sondazh

Poll