Politike

Rama sqaron lejen për vizitat mjekësore: S’është për rastet urgjence, nuk mund të shkosh në spital për një dhimbje ko

20 Prill 2020, 11:39 Nga DOSJA
Rama sqaron lejen për vizitat mjekësore: S’është

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka sqaruar lejen në e-albania që duhet marrë për vizitat mjekësore. Në një komunikim me qytetarët, Rama tha se leja nuk është për rastet urgjente, por për vizitat e planifikuara. Kryeministri shtoi më tej se urgjencën e përcakton Urgjenca Kombëtare dhe që fillimisht çdo qytetar duhet të telefonojë 127.

Rama u shpreh gjithashtu se nuk mund të shkohet për një dhimbje koke në spital, sepse shtohet fluksi. 

Kam dëgjuar shumë komente lidhur me marrjen e lejes për vizitat mjekësor tek e-albania. Nuk janë për raste urgjence, por për marrje leje, për të gjithë ata që kanë planifikuar takime me mjekët. Edhe pa ndpdhur kjo siuatë e kemi përsëritur, urgjencën nuk e përcakton askush, por e përcakton urgjenca dhe numri 127. Aty shihet nëse ti je vërtet sëmurë apo thjesht të dhemb koka. Me vendosjen  e takimeve online, është bërë e mundur të ulet fluksi në urgjencë. Është urgjenca kombëtare që ka për detyre të thotë prit ose erdhëm. Se po të ishte kështu, të gjithë shqiptarët do të thoshin, po ikim se kam urgjencë. Ndërsa leja, çdokush që ka vizitë në spital, do të marrë një leje, ta ketë me vete që po bën vizitë dhe jo se ka dalë për xhiro e punë të tjera,”- shtoi kryeministri.

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll