Politike

Shqipëria nis tjetër ekip në Itali, Di Maio: Nuk jemi vetëm, faleminderit Edi Rama!

20 Prill 2020, 13:32 Nga DOSJA
Shqipëria nis tjetër ekip në Itali, Di Maio: Nuk jemi vetëm,

ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka përshëndetur nisjen e ekipit mjekësor shqiptar për të përballuar luftën me koronavirusin. Me anë të një statusi në Tëitter, Di Maio ka falenderuar popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama për nidhmën e dhënë ndaj Italisë.

“Sot një ekip prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të ndihmuar në spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për afërsinë dhe mbështetjen e treguar ndaj Italisë. Shihemi në orën 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm,”-shkruan Di Maio. 

Sot Shqipëria ka nisur ekipin e dytë me mjekë dhe infermierë drejt Italisë për t’i ndihmuar me koronavirusin. Të gjithë do të vendosen që të punojnë në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe. Gjesti është mirëpritur nga Italia, ndërkohë që nuk kanë munguar as falenderimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike itali luigi di maio mjeket shqiptare ne itali itali luigi di maio mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll