Politike

“Amanet mushkat Brunilda”, Rama nxehet me komentuesen, e pyeti për mbylljen e farmacive në fundjavë (REPLIKA)

20 Prill 2020, 11:58 Nga DOSJA
“Amanet mushkat Brunilda”, Rama nxehet me komentuesen, e pyeti

TIRANË- Gjatë video-komunikimit me pyetje-përgjigje me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka humbur durimin, kur një prej tyre e pyeti për farmacitë. “Brunilda”, pyeti Ramën pse nuk lihen hapur në fundjavë, duke ironizuar shefin e qeverisë se ai i merr ilaçet e tij në Kolumbi. Këtu, Rama thirri në ndihmë fjalën e urtë popullore të jugut, “Amanet mushkat”.

REPLIKA E RAMËS ME KOMENTUESEN:

Brunilda: Po Farmacitë pse mbyllen të shtunë e të dielë, apo ti për vete i merr ilaçet nga Kolumbia?

Edi Rama: Brunilda, amanet mushkat thonë plakat e jugut. Se ti je një copë profili falso. Maksimumi je Bruno, jo Brunilda. Se s’mund të flasë një vajzë kështu si ti.

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama sherr me komentuesit edi rama rama sherr me komentuesit

Sondazh

Poll