Politike

Pranë çdo biznesi do të jetë një bluzë e bardhë, Rama flet për masat: Do vendosim protokollin e kuq, të verdhë dhe jes

20 Prill 2020, 11:32 Nga DOSJA
Pranë çdo biznesi do të jetë një bluzë e

TIRANË- Një Task-Force me bërthamë në kryeministri do të ngrihet gjatë kësaj jave, që pritet të ketë në fokus të gjithë ecurinë e masave dhe respektimin e tyre nga bizneset. Për këtë, kryeministri Edi Rama tha se do të përcaktohet një protokoll me tri nivele, i kuq, i verdhë dhe jeshil për bizneset dhe rrezikun e infektimit. Rama tha se një bluzë e bardhë, (personel shëndetësor), do të vëzhgojë masat e biznesit dhe përmbushjen e tyre.

Brenda javës ngrejmë një Task-Forcë Anti-COVID-19. Bërthama do të jetë në kryeministri, e më pas rajonale, bashkiake dhe në territoret që do të ndjekin nga afër përmbushjen e standarteve për të gjithë ata që hapin bizneset. Në këto kushte, po punojmë për të vendosur pranë bizneseve protokollin e kuq, të verdhë dhe jeshil. Në të gjitha bizneset me protokollin e kuq, ne do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit, që të mos ketë më asnjë pronar dhe sipërmarrës që duke mos zbatuar siç duhet standartet të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Task-Forca do të përfshijë edhe pushtetin vendor.”-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e bizneseve edi rama hapja e bizneseve

Sondazh

Poll