"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
60 ‘bluza të bardha’ në ndihmë të Italisë/ Ministrja Manastirliu i përcjell në Rinas, Di Maio: Nuk jemi vetëm, falem
20 Prill 2020, 13:58Nga DOSJA
TIRANË– Shqipëria ka nisur ekipin e dytë mjekësor të Italisë, të përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë. Të gjithë do të vendosen që të kontribuojnë kundër koronavirusit në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe.
‘Bluzat e bardha’ janë përcjellë në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe amabasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, i cili tha se populli italian nuk do ta harronte kurrë gjestin solidar të Shqipërisë.
Nga ana e saj, ministrja ka falenderuar të gjithë të pranishmit për gjestin e tyre solidar ndaj Italisë, e cila është një nga më të prekurat nga pandemia e koronavirusit. Deri në Itali, ekipi shqiptar u përcoll nga zv.ministri i Jashtëm shqiptar, ndërsa atje u pritënnga kryediplomati Luigi Di Maio, i cili gjithashtu ka falenderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për ndihmën.
Më pas avioni “Air Albania” që do të dërgojë ekipin mjekësor në Itali, do të kthehet me shqiptarë të cilët prej kohësh kanë mbetur në Itali për shkak të planit të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.
Kjo është hera e dytë që vendi ynë nis drejt Italisë ndihma në njerëz për të përballuar fluksin e krijuar nga koronavirusi. Në fund të muajit shkurt u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në zonën e Brescias.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka përshëndetur nisjen e ekipit mjekësor shqiptar për të përballuar luftën me koronavirusin. Me anë të një st...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi qeveria ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të e...
TIRANË- Edhe lokalet e dasmave do të hapen të fundit bashkë me bar-kafet, palestrat, dhe qendrat tregtare. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që du...
TIRANË- Gjatë video-komunikimit me pyetje-përgjigje me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka humbur durimin, kur një prej tyre e pyeti për farmacitë. “Brunil...
TIRANË- Të gjithë çiftet që duan të martohen dhe të bëjnë celebrim, duhet të presin. Kryeministri Edi Rama këshilloi një prej ndjekësve që e pyeti &...
TIRANË– Pikat kufitare për lëvizjen e njerëzve mund të hapen në muajin gusht. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili u pyet nga një ndjekës s...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka sqaruar lejen në e-albania që duhet marrë për vizitat mjekësore. Në një komunikim me qytetarët, Rama tha se leja nuk është...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjobat e vendosura ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e vendosura për shkak të Covid-19, nuk janë për të ...
TIRANË- Pavarësisht se vetëm sot në Kurbin u zbuluan 12 raste të tjera me COVID-19, dhe në fasonerinë e këtij qyteti ka një vatër shumë të rrezikshme, krye...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqsisë do ë shtyhet përtej prillit. Pasi u pyet nga një ndjekës, Rama e pohoi duk...