Politike

“Ata që punojnë në të zezë do marrin bonus”, Rama: Po punojmë për një pagesë të veçantë edhe për familjet në n

20 Prill 2020, 11:31 Nga DOSJA
“Ata që punojnë në të zezë do marrin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka dhënë sot një lajm për shumë punonjës që punojnë në të zezë dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Këto dy kategori do të marrin një bonus financiar, njëherë të vetme, në mënyrë që të përballojnë vështirësitë e situatës. Sesa do të jetë shuma e këtij bonusi, Rama tha se po shihet një skemë që përfshin mbi 70 mijë familje, dhe do të vendoset në ditët në vijim.

Për të gjithë ata që punojnë në të zezë, dhe për familjet në nevojë po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihmë direkte, që do të jepet vetëm një herë. Sesa do të jetë sesi do të jepet, do e shohim brenda kësaj javë. Kjo do të jetë ndihma për të gjithë ata që ankohen. Janë rreth 70 mijë familje. Do të bëjmë ndihmë ekonomike direkte. Do të shkojmë pak përtej nga ana financiare sesa ndihma prej 8 mijë lekësh të reja. Sesa do të jetë, do e shohim, por mos të harrojmë që deri në qershor, shtëpia jonë e përbashkët është shteti që do të ketë më pak të ardhura.”-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bonus per familjet ne nevoje edi rama punetoret ne te zeze bonus per familjet ne nevoje edi rama punetoret ne te zeze

Sondazh

Poll