Bota

Italia nuk gjen qetësi/ Shkon në 137 numri i mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi

20 Prill 2020, 12:33 Nga DOSJA
Italia nuk gjen qetësi/ Shkon në 137 numri i mjekëve që

ITALI– Mes mijëra qytetarëve që kanë vdekur përgjatë dy muajve në Itali si shkak i koronavirusit, janë shënuar edhe shumë mjekë.

Mediat vendase së fundmi kanë njoftuar se në të gjithë Italinë kanë humbur jetën të paktën 137 njerëz si shkak i Covid-19 që nga dita e parë e shpërthimit të virusit.

Gjashtë viktima të tjera, mes bluzave të bardha prej Covid-19, janë konfirmuar  këtë të hënë nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut (Fnomceo).

Mes tyre mësohet se janë, pediatrja Carmela Laino, Nicola Cocucci, mjek ligjor, Alessandro Preda, mjek familjeje, Italo D’Avossa, virolog dhe imunolog, Renato Pavero, mjek urgjence, Antonio Lerose, mjek ORL.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së, ku deri më tani numëron  23,660 persona të vdekur  dhe 178,972 të tjerë të infektuar.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  20,453 qytetarë

Burimi: Virgilio.it  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll