Bota

Shpresë nga Oksfordi/ Shkencëtarja: Është efektive, në shtator kemi vaksinën por duhet të nisë prodhimi

20 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
Shpresë nga Oksfordi/ Shkencëtarja: Është efektive, në

BRITANI– Dy  javët e fundit një grup shkecëtarësh dhe ekspertësh të shëndëtësisë kanë dhënë një dritë jeshile nga Britania, duke thënë se vaksina për koronavirusin do të jetë gati deri në vjeshtë.

Ndërkohë shkencëtarja e Oksfordit, e cila po udhëheq edhe këtë ekip për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit në Britani, i ka bërë thirrje qeverisë që të prodhojë miliona doza përpara se të provohet sepse ajo ka rezultuar efektive.

Bëhet fjalë për shkencëtaren Sarah Gilbert, e cila  deklaroi se skuadra e saj kërkon ndihmë për prodhimin e vaksinës, duke paralajmëruar se Britania nuk i ka fabrikat për prodhimin e saj. Regaimi i saj vjen pas deklaratës së një këshilltari të qeverisë britanike, i cili u shpreh se vaksinat për virusin janë ende shumë larg.

Megjithatë  profesoresha Gilbert i ka cilësuar komentet e tij nuk janë dekurajuese, duke shtuar se ka 80 përqind besim se vaksina do të funksionojë.

Prandaj me punën intensive në grup, ekipi i Oksfordit beson se vaksina do jetë gati në shtator, por ngërçi tek ta  qëndron tek prodhimi masiv i tyre. Këtë javë ata nisin testimet te një grup prej 510 vullnetarësh.

Burimi: rte.ie

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe britani e madhe

Sondazh

Poll