Bota

Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima të tjera nga Covid-19, shkon në 54 numri i vdekjeve

20 Prill 2020, 11:08 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima të tjera

MAQEDONI E VERIUT– Ditën e sotm e në Maqedoninë e Veriut është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi. Sipas mediave vendase është mësuar se në 24 orët e orët kanë ndërruar jetë 3 pacientë me Covid-19, duke e çuar në 54 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkohë mes 263 testeve të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mes tyre numri më i madh është shënuar në Kumanovë , 9 të sëmurë, Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Por rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.

Maqedonia e Veriut numëron në total 1225 të infektuar nga virusi, ndërsa janë rregjistruar 54 viktima gjithsej. Ndërkohë deri më tani janë bërë 12.133 teste.

Ndërkohë  qeveria ka marrë  masa të ashpra në përpjekje të zhdukjes së virusit, duke mbyllur shkollat, çerdhet e universitetet si edhe biznes apo hapësirë ku mund të mblidhen mbi 10 veta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll