Bota

PARALAJMËRIMI! Kreu i OBSH-së u drejtohet shteteve që kanë nisur lehtësimin e masave: Kujdes në një valë të dytë infek

20 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Kreu i OBSH-së u drejtohet shteteve që kanë

TIRANË– Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se të gjitha vendet që kanë nisur hapjes pas andemisë së Covid-19, duhet të marrin parasysh që në një valë të dytë infektimi, të reagojnë me shpejtësi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Ghebreyesus ka sugjeruar hapjen në faza të vendeve, dhe jo në mënyrë të menjëhershme.

 “Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur,”– shton ai ndër të tjera, duke theksuar se lirimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë.

Ndërkohë 165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja.

Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi 20 mijë qytetarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kornavirusi ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus kornavirusi ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll