Bota

“Në të gjithë botën kanë mbetur pa punë.” Qeveria japoneze përfshin në paketën e ndihmës financiare edhe për pun

20 Prill 2020, 11:34 Nga DOSJA
“Në të gjithë botën kanë mbetur pa

JAPONI– Në mbarë botën tashmë janë izoluar me miliona qytetarë nëpër shtëpitë e tyre, si shkak i përhapjes masive të koronavirusit. Por nga këto masa të forta mes njerëzve që kanë mbetur të   papunë janë edhe punonjësit e seksit.

Punëtorët e seksit në të gjithë Japoninë janë goditur fort nga mbylljet dhe kufizimet për shkak të pandemisë. I gjithë vendi është nën një gjendje të jashtëzakonshme, me shumë biznese që janë urdhëruar të mbyllen dhe njerëzit u këshilluan që të mos dilnin nga shtëpitë.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, ku kjo punë është ilage dhe sigurisht që nuk janë përfshirë në paketën e ndihmës financiare, në Japoni ka ndodhur e kundërta. Në prezantimin e paketës për qytetarët që do të marrin pagë “lufte”  qeveria japoneze ka vendosur të përfshijë edhe punonjësit e seksit.

E gjithë paketa prej 989 miliardë dollarë ka ofruar mundësi ndihme edhe për punonjëset e seksit që nuk kanë të ardhura dhe mbrojtje në këtë situatë. Sipas mediave të huaja industria e seksit në Japoni gjeneron të paktën 24 miliardë dollarë në vit.

Por kjo ndihmë e qeverisë japoneze vjen pas protestave të aktivistëve dhe do të akordohet vetëm për ata që punojnë legalisht.

Por ata thonë se nuk është e mjaftueshme kjo ndihmë, për të mbijetuar në pandeminë e koronavirusit.

“Jam e shqetësuar nëse do të kem një vend për të jetuar ose nëse mund të gjej punë për të marrë para për të jetuar. Unë shqetësohem për shëndetin tim natyrisht, por tani shqetësohem më shumë se si të mbijetoj.”-  tha një punëtore seksi që donte të mos zbulonte emrin e saj.

Por pak ditë më parë lidhur me këtë çëshjte, në Britaninë e Madhe vend në të cilin është përhapur gjerësisht virusit, punonjëset e seksit kërkuan  ndihmë financiare nga Qeveria, pasi klientët e tyre  nuk lejohen të dalin nga shtëpitë.

Por pavarësisht kërkesës qeveria britanike nuk ka prezantuar në paketat e ndihmës financiare një pagë për punonjëse e seksit.

Ndërkohë  në të gjithë territorin e saj Japonia ka deri më tani mbi 10 mijë të prekur nga Covid-19 dhe 236 viktima, që nga fillimi i shpërthimit të virusit.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni koronavirusi ne japoni

Sondazh

Poll