Bota

“Bli dhe ik.” Në listën e bizneseve që do të rihapen, Gjermania përfshin edhe dyqanet e akulloreve

20 Prill 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Bli dhe ik.” Në listën e bizneseve që do të

GJERMANI– Gjermania është një prej vendeve që virusi nuk e ka kursyer, por  ndërkohë shkalla e vdekjeve dhe rasteve të infeksionit është e ulët.

Është parë pothuajse në çdo shtet se qëndrimi në karantinë i ka shtyrë të bëjnë më shumë  blerje dhe të konsumojnë më shumë ushqim, por mesa duket gradualisht vendi po lehtëson  masat.

Për të shpjeguar rregullat që do duhet të zbatohen nga qytetarët, qeveria ka përgatitur një listë të gjerë pyetjesh dhe përgjigjesh si një udhëzues.

Ndër të tjera, ajo ofron informacione mbi pyetjen se cili rregull zbatohet për akulloret e blera në një dyqan,  sepse ngrënia e ushqimit dhe konsumi i pijeve është e ndaluar nëpër bare e restorante,  duke ruajtur një rreze hapësire prej 50 metrash.

Prandaj me lehtësimin e masave në Gjermani do të hapen dyqanet e akulloreve ku qytetarët mund t’i blejnë e të largohen, por  jo të qëndrojnë për t’i konsumuar në dyqan.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi: BILD

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll