Bota

Shkoi me urgjencë mëngjesin e sotëm pasi kishte dhimbje veshkash, presidenti Hashim Thaçi lë spitalin

20 Prill 2020, 09:24 Nga DOSJA
Shkoi me urgjencë mëngjesin e sotëm pasi kishte dhimbje veshkash,

Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot mjekim në Klinikën e Urologjisë, në QKUK, pasi ka pasur dhimbje veshkash. Presidenca njofton se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë  pasi ka gurë në veshka. Por, pas kryerjes së analizave dhe marrjes së mjekimit,  Thaçi është larguar nga spitali dhe ka shkuar në shtëpinë e tij.

Njoftimi i Presidencës:

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi“. 

Më poshtë janë edhe disa foto të siguruara nga indeksione teksa Thaçi lë spitalin. Presidenti shfaqet me maskë, masë mbrojtëse për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci thaçi shtrohet në spital hashim thaci thaçi shtrohet në spital

Sondazh

Poll