Bota

Udhëtime me “pikatore.” Aeroporti i Prishtinës hap fluturimet prej 21 prillit, (Destinacionet)

20 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
Udhëtime me “pikatore.” Aeroporti i Prishtinës hap

PRISHINË– Kosova anuloi të gjitha fluturimet me vendet e huaja dhe ndaloi udhëtimet që prej përhapjes së virusit në vend.

Por ditën e sotme Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka publikuar një njoftim lidhur me fluturimet prej datës 21 prill, ku tregon se do të ketë një fluturim drejt Ankarasë ditën e nesërme, sërish në 24 prill do të jetë një fluturim drejt Dusseldorf të Gjermanisë dhe me datë  27 prill do të realizohen 2  fluturime të tjera me destinacion Vienën dhe Zurich.

Ndërkohë përveç këtij njoftimi është mësuar se sa u përket fluturimeve për  kthim në Prishtinë të gjithë ata  që  janë të interesuar duhet të dërgojnë pyetje tek Ambasada e Kosovës në shtetin ku ata ndodhen.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë, Ju lusim t’i referoheni fluturimeve në vijim për muajin prill:

21 prill 2020/ Një fluturim
TK4936 Prishtinë-Ankara (ora 20:30)
TURKISH AIRLINES

24 prill 2020/ Një fluturim
EË5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 15:00) EUROËINGS

27 prill 2020/ Dy fluturime
GM1043 Prishtinë-Vienë (ora 10:50)CHAIR
GM6043 Prishtinë-Zurich(ora 15:35)CHAIR

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencionet e udhëtimit,” sqaron Aeroporti.

Deri më tani Kosova numëron në total 561 të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave  në të gjithë territorin ka arritur në 12, por të gjithë pacientët që  nuk i kanë bërë ballë kësaj lufte me virusin kanë pasur edhe sëmundje tët tjera shoqëruese.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll