Bota

Janë turistët ‘besnikë’ të Shqipërisë/ Republika Çeke ndalon udhëtimet për një vit, qytetarët nuk do të bëjnë

20 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
Janë turistët ‘besnikë’ të Shqipërisë/

TIRANË– Koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në mbarë globin, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar drejtëpërdrejt në eonominë e çdo kombi. Kur shumë shtete kanë nisur lehtësimin e masave dhe kanë para lajmëruar se hapja e kufijve do të bëhet në muajt në vazhdim, Republika Çeke ka urdhëruar se udhëtimet në Çeki do të ndalohen për një vit.

Lajmi është bërë me dije nga Presidenti çek, Milos Zeman, i cili i ka paralajëmruar qytetarët që të shijojnë bukurinë e vendit të tyre këtë verë, sepse udhëtimi në vendet e tjera do të ndalohet për një vit, si shkak i koronavirusit.

Teksa ka folur për një radio ditën e djeshme, ai ka thënë se kufizimet aktuale të kufijve duhet të zgjaten deri në një vit në mënyrë që mos vijë një valë e dytë e virusit përmes udhëtimeve në ato vende ku Covid-19 nuk është  zhdukur ende.

Kujtojmë që në mes të muajit mars, Republika Çeke ndaloi të gjitha udhëtimet dhe fluturimet në vend dhe jashtë tij për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërsa të gjithë ata që udhëtojnë për në punë, drejtuesit e kamionëve dhe njerëzit që kanë arsye të rëndësishme për të shkuar në një vend tjetër, siç është trajtimi mjekësor, janë të përjashtuar nga ndalimi i largimit nga vendi.

Por agjensitë e udhëtimit dhe kompanitë e tjera të udhëtimit kanë kërkuar më parë që të paktën të lejohen të udhëtojnë për në Sllovaki dhe Kroaci, pasi janë destinacione të njohura turistike për çekët, pasi edhe rastet e infeksioneve janë të rralla.

Kujyojmë këtu që Shqipëria është një ndër destinacionet më të preferuar të çekëve, të  cilët mbushin bregedtin e jugut vit pas viti, por eksplorojnë edhe turizmin malor në vendin tonë. Mesa duket këtë vit Covid-19 do të pengojë çekët të pushojnë në Shqipëri, por kjo padyshim dotë sjellë edhe shumë boshllëqe për turizmin në vend.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  20,453 qytetarë

 Burimi: expats.cz

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shqiperi republika ceke koronavirusi ne shqiperi republika ceke

Sondazh

Poll