Bota

Rëndohet bilanci në Indi/ Konfirmohen 1.553 raste me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

20 Prill 2020, 11:53 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Indi/ Konfirmohen 1.553 raste me

INDI– Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,553 raste të reja me Covid-19 në Indi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në vend.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë ne vend, ku  sqaron se në 24 orët janë shënuar edhe 36 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 543.

Ndërkohë mes mes  17.615 të infektuarëve  2.547 prej tyre janë shëruar plotësisht.

Qeveria ka thënë se do të ketë një lehtësim të rasteve në zonat jashtë zonës së bllokimit nga dita e sotme. Megjithatë, zonat e deklaruara si pikat e nxehta të koronavirusit do të vazhdojnë të përballen me kufizime të rrepta nga autoritetet.

Kryeministri Narendra Modi, javën e kaluar, kishte zgjatur bllokimin mbarëkombëtar deri në 3 maj.

Rreth 401.586 teste janë testuar që nga 19 prilli, sipas Këshillit Indian për Kërkime Mjekësore. Numri më i madh i rasteve raportohet nga shtetet Maharashtra dhe Gujarat, dhe territori i bashkimit të Delhi.

Maharashtra dhe Delhi janë shfaqur si vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19. Maharashtra raportoi 4,200 raste ndërsa në Delhi u shënuan të paktën 2,003 të infektuar.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  20,453 qytetarë

Burimi:  financialexpress

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll