Politike

“Nga 27 prilli hapen taksitë”, Rama jep lajmin e mirë: Do mbani edhe pagat e luftës, çfarë është dhënë nuk do të m

20 Prill 2020, 11:21 Nga DOSJA
“Nga 27 prilli hapen taksitë”, Rama jep lajmin e mirë: Do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 27 prilli do të hapet edhe shërbimi i taksive. Kryeministri sqaroi protokollin specifik që do të ketë çdo biznes për të funksionuar me standarte dhe rregulla. Rama tha se taksitë nuk do të kenë më shumë se një pasagjer, i cili do të qëndrojë i ulur mbrapa, jo në krah, dhe diagonalisht me shoferin, jo prapa sediljes së tij. Rama gjithashtu sqaroi se ata punonjës që nisin punë dhe njëherazi kanë përfituar pagën e luftës, paratë nuk do t’ia kthejnë më shtetit, pasi janë para të falura.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

“Do të kemi protokoll specifik për të gjithë. Protokolli do të zbatohet pikë për pikë. Në këtë situatë, shkelja ka pasojë të rëndë. Prandaj duhet shumë angazhim dhe durim për të mos nxituar, një përpjekje për t’ja hedhur është në fakt një aksion që mund të rezultojë në larg qoftë në vdekje, pa llogaritur vuajtjet e padrejta sipasojë e të keqes që hapet me shpejtësi. Në faqe do të publikohet sot, maksimumi nesër, aktivitetet që do të hapen prej datës 27 prill. Sepse të gjithë duhet të njihen me protokollet dhe të marrin masat që të jenë konform ligjit.

Lista e aktiviteteve do të publikohet në e-albania, dhe çdo aktivitet ka kodin. Me këtë bllok të dytë kthejmë në punë 27 mijë punonjë të regjistruar. Tregti me pakicë e veshjeve, e tekstileve, e këpucëve, aktivitete të tjera KKT, pajisje ndriçimi, luleve, tregtia e orëve, aktivitete muzikore, dysheme, veshje muri, lodra për fëmijë, pajisje sportive. Kjo është lista dhe bashkëngjitur me të ka një prokoll të veçantë të masave. Protokolli duhet lexuar dhe marrë.

Në momentin e hapjes duhet të zbatohet.  Javën e ardhshme do të hapen taksitë, me një protokoll të veçantë. Është pjesë e listës për javën e ardhshme, me vetëm një person brenda dhe shoferin, në diagonal”.  Dua të theksoj që taksitë ose një pjesë e bizneseve përmbajnë specifikisht një numër jo të vogël punonjësish. Që përfitojnë tri paga lufte, ose të bonusit. Pavarësisht hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret.”

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e bizneseve rihapen taksite edi rama hapja e bizneseve rihapen taksite

Sondazh

Poll