Politike

Rama: Nesër mbaron lëvrimi i pagës së luftës dhe nis hedhja e bonusit

20 Prill 2020, 11:30 Nga DOSJA
Rama: Nesër mbaron lëvrimi i pagës së luftës dhe nis

TIRANË- Paga e muajit prill dhe maj do të derdhet automatikisht në llogaritë e përfituesve të pagës së luftës qysh në fillim të muajit pasardhës. Rama sqaroi sot se tashmë verifikimet janë bërë dhe procedura në vijim do të jetë automatike dhe pa vonesa.

“Nga nesër mbaron edhe derdhja e pagës së parë pas shumë verifikime, ndaj muajt e tjerë nuk do të ketë vonesa. Gjithashtu nga nesër nis lëvrimi edhe i pagesës prej 400 mijë lekë për 176 mijë përfituesë.”-tha Rama. 

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paga e luftes edi rama paga e luftes

Sondazh

Poll