Politike

“Hapja ka rrisk”, Rama kujton sërish penalitetet e forta për shkelësit: Tërhiqemi, nëse dinakima reagon negativisht

20 Prill 2020, 11:18 Nga DOSJA
“Hapja ka rrisk”, Rama kujton sërish penalitetet e forta

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se hapja në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën do të jetë graduale.

Në një video-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se hapja vjen me rrisk dhe se tashmë për shkelësit janë aktive edhe ndryhsimet në Kodin Penal. Kryeminsitri tha më tej se është i përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e përhapjes së Covid-19, ndryshon në mënyrë negative.

Duke filluar nga blloku i dytë i bizneseve që do të hapen javën e ardhshme. Nën mbikëqirjen e ministres së Shëndetësisë dhe natyrisht nga protokollet. Ajo që dua të nënvizoj është se protokollet duhetn lexuar dhe zbatuar. Hapja vjen me rrisk. Natyrisht ne kemi në dispozicion mjete penalizuese, si masat e reja në Kodin Penal. Por kjo nuk është çështje penale, por ndërgjegjeje, për njerëzit që duan t’i shërbejnë familjes dhe njëri-tjetrit.

Vetëm duke marrë masa të forta, ne mund të hapemi pa rrezik dhe pa u kthyer në fazën fillestare. Hapja është në proçes gradual. Të gjithë janë përgatitur për t’u tërhequr në rast se dinamika do të reagojë negativisht. Shoh që shumë kush ankohet se ndryhsojnë rregullat vazhdimisht, etj. Kjo është një ndeshje me kundërshtarë dhe në momentin që ti shikon tërheqjen e kundershtarit, vepron,”– tha Rama.

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll