Politike

Edi Rama: Amnistinë fiskale do e miratojmë brenda muajit, përjashtohen personat që janë subjekt i OFL-së, politikanët, pr

20 Prill 2020, 11:08 Nga DOSJA
Edi Rama: Amnistinë fiskale do e miratojmë brenda muajit,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se qeveria do të miratojnë brenda muajit amnistinë fiskale. Kreu i qeverisë ka theksuar se nga kjo amnisti përjashtohen të gjithë ata që janë subjekt i OFL-së, politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me familjarët e tyre, policët, gjykatësit dhe prokurorët. Ai nënvizoi se amnistia fiskale do të jetë për mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar për 30 vite në emigracion dhe nuk kanë mundur të depozitojnë kursimet e tyre.

“Këtë javë do e çojmë në parlament nismën fiskale, amnistinë. Do tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Urojmë që brenda majit parlamenti ta miratojë këtë nismë, pra nismën fiskale. Të ardhurat nga korruspioni dhe të ardhurat kriminale nuk mund të amnistohen. Përjashtohen nga kjo amnisiti të gjithë ata të cilët, janë të dënuar për aktivitetet e caktuara, që hyjnë në veprimtarinë kriminale, që është edhe subjekt i OFL-së. Po ashtu përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë bashkë me familjarët e tyre dhe ata që punojnë në polici, gjykatës, prokurori apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti” tha Rama.

Kryeministri sqaroi më tej se amnistria pritet që të ketë tre fasha 4 mujore. Sipas tij kush deklaron të ardhhurat në fashën e parë detyrimi do të jetë 5%, kush deklaron të ardhurat në fashën e dytë detyrimi do të jetë 7% dhe ata që bëjnë deklarime në fashën e tretë do të paguajnë 10%. 

“Çdo qytetar që ka një pasaportë të republikës së Shqipërisë, mund të përfitojë nga amnistia, përveç kategorive përjashtuese. Amnistria pritet që të ketë tre fasha 4 mujore. Në fashën e parë detyrimi do të jetë 5%. Amnistia për të qenë plotësisht e besueshme do të jetë fiskale dhe penale. Kush deklaron paratë në fashën e II -paguan tarifë 7%. Kush deklaron paratë në fashën e III – paguan 10% tarifë.”

Kryeministri zhvilloi sot një video-komunikim në faqen e tij në Facebook. Rama sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Ai tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amnistia fiskale edi rama amnistia fiskale edi rama

Sondazh

Poll