Kronologji/ Kongresi i Socialistëve, konfirmohet Veliaj dhe 6 kryebashkiakë të tjerë, Rama mban ‘pezull’ Dakon
23 Mars 2019, 07:46Nga DOSJA
TIRANË– Mes flamujve kuqezi dhe mijra mbështetsve, PS zhvilloi për tetë orë rrjesht Kongresin e Socialistëve. Gjatë punimeve të Kongresit u konfirmua Veliaj dhe 4 kryebashkiakë të tjerë mes tyre: Dritan Leli, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi. Për herë të parë u prezantuan kandidaturat e Gledjan Llatjas në Elbasan, dhe Pjerin Ndreut në Lezhë. Pezull mbeti figura e Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. Pas seancës së parë që nisi me fjalën e numrit dy të PS-së, Taulant Ballës dhe u mbyll me himnin e BE-së, në pjesën e dytë Veliaj nisi mitingun e tij në sheshin “Nënë Tereza” duke u zotuar për fitore dhe përparim. Veliaj gmohoi zërat për një “armiqësi” të brendshme me Ramën duke u shprehur se ishin më bashkë se kurrë. Pas tij, kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën me “bastin” se nëse PD fitonte një bashki më shumë se PS në zgjedhjet lokale të qershorit, atëherë ai do të binte dakort për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fjalën e tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar mediat dhe pa ironizuar deklaratat e presidentit Ilir Meta që krahasoi veten me Salvador Alenten. Ironia nga Rama nuk ka munguar as për Bashën dhe Kryemadhin. Teksa Rama fliste, Veliaj shkoi dhe u ul në vendin e tij duke treguar edhe “ambicien” e tij për kryeministër. Pas fjalës së kryeministrit, delegatët socialistë u rifuten në Pallatin e Kongreseve ku punuan në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimi dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve. Kongresi mbylli punimet në orën 17:00. Pas mbylljes së punimeve, Balla tha se PS ishte e vetmja forcë që mund ta qeveriste siç duhet Shqipërinë duke e quajtur opozitën të papërgjegjshme për veprimet e saj. Në Kongres i ftuar ishte edhe ish-kryeministri Fatos Nano, por ai nuk u pa askund duke i lënë në “ajër” premtimet e socialistëve për mbështetje nga lideri historik. Ndërsa PS zhvillonte Kongresin, opozita i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama duke e sfiduar me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Zhvillimet orë pas ore nga Kongresi i Partisë Socialiste
Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të Kongresit ka dalë në një deklaratë për mediat. Në deklaratën e tij, Balla u shpreh dhe njëherë se PS është forca e vetme që mund të qeverisë vendin.
Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka munguar në Kongresin e sotëm të socialistëve. Nga socialistët u tha se Nano kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në Kongres por se nuk do të mbante asnjë fjalim.
Tryeza e dytë e Kongresit të Partisë Socialsite, ajo që ishte dedikuar punësimit dhe të rinjve, nuk ka kaluar pa incidente. Në fund të bisedimeve për këto tema, një fjalë ka mbjatur dhe kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, i cili ka falenderuar pjesëmarrësit.
16 zyrtarë të qeverisë Rama 2 kandidojnë si pjesë e listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rovena Doda, Etjen Xhafaj, Ornela Çuci dhe të tjerë zv.ministra do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Spikatin emrat e Gaz Pajës e Redi Jupit. Pjesë e listës edhe Plarent Ndreca, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.
Një detaj që nuk duhet lënë mënjanë është se në momentin kur Edi Rama u çua për të mbajtur fjalimin në mitingun e Veliajt, ky i fundit u ul në karrigen e kryeministrit. Ndoshta Veliaj ka dashur të tregojë ambicien e tij për kryeministër të ardhshëm. Por edhe nga stafi nuk është menduar për dy karrige. Por më pas edhe Blerina Gjylamenti zuri vendin e Veliajt. Duhet të themi se edhe Gjylameti është përfolur si një nga pasardhësit e mundshëm të Veliajt.
Në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, ku u konfirmua Erion Veliaj si kandidat i PS në Tiranë, Edi Rama tha se opozita është në ditët më të zeza, dhe se as Ilir Meta nuk përfaqësohet dot më nga LSI. Rama tha se Meta s’duhet të jetë i shqetësuar, pasi sa të jetë Pandeli Majko në qeveri, Shqipëria nuk del nga NATO.
Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pas Erion Veliajt në mitingun që është zhvilluar tek Sheshi “Nënë Tereza”. I veshur trashë, me një xhaketë të zezë të mbyllur, kryeministri foli për progresin e arritur në këto vite, si edhe bëri krahasimin e socialistëve me qeverinë Berisha.
Zv.kryeministri Erion Braçe i ulur në një nga karriget e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” ka ndjekur ‘live’ pamjet nga njerëzit e mbledhur për rikonfirmimin e Veliajt. herë pas here bënte edhe ‘screenshoot’.
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij para mbështetasve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” është zotuar se do të fitojë bindshëm në zonën e Astirit. Kujtojmë që banorët e Unazës së Re prej më shumë se 2 muaj vazhdojën çdo ditë me protestat kundër prishjes së shtëpisë së tyre.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar nga sheshi ” Nënë Tereza” ku ndodhen shumë socialistë, se ai dhe Edi Rama janë sot më bashkë se kurrë. Veliaj është shprehur se nuk janë aspak të vërteta lajmet që kanë dalë se mes tij dhe kryeminsitrit ka mosmarrëveshje. Erion Veliaj është kandidat për kreun e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ka përfunduar seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar këto pamje ku shihen të gjithë anëtarët duke dalë nga Kongresi, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i jep dorën kryetarit të rikonfirmuar të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
Në radhë për të takuar rrinë edhe deputeti Alket Hyseni dhe të tjerë deputetë e anëtarë të PS. Rama ecën i qetë dhe shoqërohet nga Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.
Ministrja për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kongresin e PS-së ka sulmuar opozitën duke u zotuar për fitore maksimale në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 2021. Sipas saj, me Edi Ramën në krye të PS, fitorja është e sigurt.
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu , i cili do të garojë për kreun e Bashkinë Lezhë sot nga Kongresi i PS-së ka sulmuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Ndreu u shpreh se qyteti i Lezhës është degraduar nga PD-ja dhe duket vetja si në Kandahar kur shkon atje.
Ish-kryeparlamentari Servet Pëllumbi, dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, ka folur jashtë Kongresit të PS dhe ka thënë se situata politike nuk duhet të përfundojë në zgjedhje të parakohshme. Pëllumbi ka krahasuar protestuesit e PD me jelekverdhët në Paris, dhe tha se mes tyre nuk ka ngjashmëri, pasi liderit historik të PD, Sali Berisha i është vjetëruar edhe jeleku.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kongresin e Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Rama është filmuar në një moment duke parë vëngër, ndërkohë që Veliaj nuk përmbahet nga gëzimi dhe shihet i qeshur.
Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi në fjalën e saj në Kongresin e PS, se beteja për reformën në drejtësi, do të vijojë edhe në mandatin tjetër.
Në Kongresin që Partia Socialiste po zhvillon sot tek Pallati i Kongreseve, nuk janë lejuar që të hyjnë në sallën ku po zhvillohet Kongresi fotoreporterët dhe kameramanët.
Dosja.al ka mësuar se gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët po e ndjekin aktivitetin nga një ekran LED i vendosur në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Pas fjalës së Ballës në Kongresin e sotëm, fjalën e mori Zv.kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.
Ora 10:12– Mblidhet Kongresi i PS/ Balla: Sot ndezim motorrët për zgjedhjet e qershorit
Kryeministri Edi Rama është parë teksa ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është përshëndetur me të pranishmit. Rama nuk ka pranuar të pronnoncohet për mediet, para fillimit të Kongrestit.
TIRANË- Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha tre ditë më parë se ishte i gatshëm të digjte mandatin e presidentit për të mos lejuar që të in...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën dhe nismën e tij ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama pranon për herë të parë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, por vetëm në rast se opozita arrin të fitojë një bashki më shumë në ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot sulmet ndaj mediave. Rama u tha socialistëve që ishin sot në sheshin “Nënë Tereza” se mediat bashkë me opozitën tr...
TIRANË- Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama pranoi gabimet, por tha se socialistët n...
TIRANË- Në takimin e mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka publikuar mesazhet e marra nga demokratët përmes celul...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë para mbështetësve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për të rikonfirmuar kandidaturën e tij për z...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pas Erion Veliajt në mitingun që është zhvilluar tek Sheshi “Nënë Tereza”. I veshur trashë, me një xhaketë të...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij para mbështetasve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” është zotuar se do të fitojë bindshëm në zonë...
TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste është zhvendosur tek Sheshi “Nënë Tereza”, aty ku është konfirmuar zyrtarisht, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. D...