Politike

Mitingu i PS/ Rama për Bashën: Lider pa hallate, e ka humbjen të shkruar në ballë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën dhe nismën e tij për djegien e mandateve. Rama tha se Basha nuk do të arrijë kurrë që t'i fitojë zgjedhjet, edhe nëse PS i bojkoton.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën para qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” ka ironizuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën dhe nismën e tij për djegien e mandateve. Rama tha se ky është një avaz i vjetër i opozitës, ndërsa për kryetarin e PD, Lulzim Basha tha se ky i fundit është një lider “pa hallate”. Rama tha se Basha nuk do të arrijë kurrë që t’i fitojë zgjedhjet, edhe nëse PS i bojkoton.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Keni nisur avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër me këtë qeveri, po punë e madhe fort. E bëtë 2 vjet ë parë, si sot atje, e falë nesh nuk dolët fishek nga zgjedhjet siç e meritonit se morët gjysmën e qeverisë me kushtin që të pranonit rezultatin e të mos e shani vendin në gjuhë të huaj, i humbët zgjedhjet, me qeverinë tuaj i humbët zgjedhjet dhe prapë e hëngrën llafin si e keni zakon e ju kthyet kontestimit të rezultatit.

Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë, pushteti nuk është qoftë te daja, ky vend nuk është plaçkë për ju, sistemi demokratik nuk është cirk për Arushën Lul që bërtet për karamelen e radhës, as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës, askush nuk futet me zor në zgjedhje, por askujt në këtë sistem nuk u ndalohet.

Vallja me maska e Lulit, të mbarojë njëherë e mirë, Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fton zgjedhjet, as në partinë e tij mos të i vjedhë, lërë më në mexhelisn e madh të sistemit që kemi zgjedhur, unë kam dyshim po nuk e provoj sikur Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton se njerëzit nuk e pranojë jo më ta votojnë një njeriu që e ka humbjen të shkruar në ballë, lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për t’u fshehur pas turmës, ju ikni digjni parlamentin për mua.

Deklarata e Ramës vjen 1 muaj pasi opozita ka dalë nga parlamenti dhe ka djegur mandatet. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment