Politike

Rama: Opozita t’a harrojë pushtetin në tavolinë, sot nis ofensiva frontale!

23 Mars 2019, 12:02 Nga DOSJA
Rama: Opozita t’a harrojë pushtetin në tavolinë, sot nis

TIRANË- Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama pranoi gabimet, por tha se socialistët nuk mund të krahasohen me opozitën, që sipas tij, është një tufë e dëshpëruar e drejtuar nga Lulzim Basha. Rama tha se deri më sot ka duruar por jo më.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë gjuhen dhe kemi parë kur kanë sulmuar parlamentin. Ajo parti ka humbur sot fillin. Kemi parë kur kanë sulmuar qeverinë dhe policinë e Shtetit. Kanë sulmuar reformën në drejtësi sa herë nxjerr jashtë prokurorë e gjykatës të korruptuar. Kemi parë që kanë sulmuar Shqipërinë jashtë. Nuk ua kemi kthyer sy për sy e kemi duruar pafund për fshirë edhe kadrinjte e tyre mediatikë. U kemi duruar baltën, vezët e bojën, por ka qenë e kotë. Ata kanë zgjedhur të na gjuajnë me gurë në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur të na mbytin si i mbyturi që të mbyt. Në vend se të vinin mend pas disfatës të dy viteve të para kanë dalë mendsh fare. Mendojnë se duke kthyer Shqipërinë në rrumpallën e sherrit e konfuzionit ndërkombëtarët do u japin pushtetin në tavolinë. Ta harrojnë.  Kam bërë edhe gabime, por kurrë s’ju kam tradhtuar dhe s’do t’ju tradhtoj. Ju dhe të gjithë ata që s’janë këtu, në Shqipëri apo kudo ku jetojnë që më dhanë mua besimin për të bërë Shqipërinë që duam. Se kam harruar se vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji dhe i shqiptarëve, jo se çfarë do një tufë e dëshpëruar me Lulzim Bashën në krye. Pushteti është i studentëve që na dhanë një shuplakë në fytyrë, por treguan se veç me ne s’bëjnë dot punë me askënd.

Deklarata e Ramës vjen 1 muaj pasi opozita ka dalë nga parlamenti dhe ka djegur mandatet. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 5 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt

Sondazh

Poll