Politike

Deklarata e Metës për ‘Junta ushtarake’, Rama i përgjigjet: Rri i qetë, sa të kemi Pandin nuk dalim nga NATO

23 Mars 2019, 12:29 Nga DOSJA
Deklarata e Metës për ‘Junta ushtarake’, Rama i

TIRANË- Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha tre ditë më parë se ishte i gatshëm të digjte mandatin e presidentit për të mos lejuar që të instalohej një juntë ushtarake, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, ku u konfirmua Erion Veliaj si kandidat i PS në Tiranë, Rama tha se opozita është në ditët më të zeza, dhe se as Ilir Meta nuk përfaqësohet dot më nga LSI. Rama tha se Meta s’duhet të jetë i shqetësuar, pasi sa të jetë Pandeli Majko në qeveri, Shqipëria nuk del nga NATO.

Rama: Zoti president rri i qetë, po s’beson mua, beso Pandin. Sa të kemi Pandin ky vend s’del nga NATO. Fli në qetë dhe mos i shko më në mend ato çudira. LSI nuk përfaqëson më asnjë, as Ilir Metën. Ilir Meta ndihet aq i papërfaqësuar sa ka nisur fantazon për junta ushtarake.

Tri ditë më parë, Presidenti Ilir Meta tha nga Pogradeci se vendi është në krizë kushtetuese, se edhe ai si president është i gatshëm të djegë mandatin e tij për të zgjidhur krizën.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 5 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kongresi i socialistëve 23 mars 2019 meta djeg mandatin mitingu i veliajt edi rama ilir meta kongresi i socialistëve 23 mars 2019 meta djeg mandatin mitingu i veliajt

Sondazh

Poll