Politike

Mitingu i Veliajt/ Rama: Tirana është transformuar, ktheni sytë si ishte 4 vite më parë

23 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Mitingu i Veliajt/ Rama: Tirana është transformuar, ktheni sytë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pas Erion Veliajt në mitingun që është zhvilluar tek Sheshi “Nënë Tereza”. I veshur trashë, me një xhaketë të zezë të mbyllur, kryeministri foli për progresin e arritur në këto vite, si edhe bëri krahasimin e socialistëve me qeverinë Berisha. Rama tha se Tirana ka bërë një transformim rrënjësor në këto vite që është drejtuar nga Erion Veliaj. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua që në këtë moment ta ktheni pak kokën pas. Kthejeni dhe ndalojeni vështrimin tek Tirana e katër viteve më parë, ecni me sy, nga ky shesh, aty në qendër ku jeni ju, qëndron kufoma e shatërvanit komunist, një shtojcë e tepërt e sheshit historik që na ka mbledhur sot. Në të majtën time në hyrjen e parkut është zënë prej vitesh nga një tren ndërtimesh pa leje rruga për të vajtur në park. Janë legalizuar nga qeveria në korrik 2013 fill pas zgjedhjeve të humbura. Në të djathtë, dergjet qyshse nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit “Qemal Stafa” futur në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. Sheshi Skënderbej, skena e një shfaqje banaliteti provincial, e vetmja qendër historike e një kryeqyteti pa asnjë shans për këmbësore, pa asnjë pikë ambicie për të ardhmen. Më tutje, gropa e bulevardit të ri, i mbetur në gropë edhe ai. Këtej prapa meje parku i Liqenit lënë në mëshirën e fatit, mbushur me plehra, pa asnjë poç që të ndizej natën qoftë për sy të keq. Një qytet pis, ky kazanët më shumë digjen sesa pastrohen. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës. Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s’ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t’i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës. Ju kam thënë na jepni një mandat për Tiranën, dhe me PS dhe Erionin do ta rizgjojmë qytetin e zhytur në gërhimat e Lulzimit. Duke e rikthyer në vitet 2000 kur Tirana u bë qytet i shpresës por u mor peng nga armiqtë e betuar të shpresës.

Ditën e sotme, Partia Socialiste mblodhi Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019. Erion Veliaj në Tiranë, Dritan Leli në Vlorë, Majlinda Bufi në Roskovec, Gledjan Llatja në Elbasan, Pjerin Ndreu në Lezhë, Sotiraq Filo në Korçë dhe Armando Subashi në Fier janë emrat e zyrtarizuar. Mister kandidatura e PS në Durrës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt

Sondazh

Poll