Politike

Vangjush Dako i vetmuar dhe i mërzitur në Kongres, kryebashkiaku i Durrësit ende i pa konfirmuar (Foto)

23 Mars 2019, 11:39 Nga DOSJA
Vangjush Dako i vetmuar dhe i mërzitur në Kongres, kryebashkiaku i

TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste është zhvendosur tek Sheshi “Nënë Tereza”, aty ku është konfirmuar zyrtarisht, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Dosja.al ka siguruar disa foto të kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili është i vendosur në radhën e 3-të të përfaqësuesve të PS.

Dako është i vetëm, ndërkohë që pas tij është Mirela Kumbaro ndërkohë që përpara është Ditmir Bushati.

Kryebashkiaku i Durrësit i cili është vetëdeklaruar se është i pastër si akullore, shihet i mërzitur teksa sheh në telefonin e tij.

Dako është në ethet e mos-konfirmimit, pasi ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e PS në Durrës.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 5 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019. 

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt vangjush dako kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt vangjush dako

Sondazh

Poll